Kryesia e PDK-së mblidhet para seancës

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 09:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së. Të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë dalë nga selia qendrore e partisë pa dhënë ndonjë deklaratë për media, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti para mbledhjes ka thënë se në këtë takim do të konstatohet se si do të veprohet më tutje, përderisa ka konfirmuar se bisedime për koalicione ka pasur edhe dje edhe mbrëmë dhe ato po vazhdojnë.

“Biseda dhe angazhime ka pasur dje, mbrëmë dhe ato vazhdojnë. Në ora 08:30 minuta, tash mblidhemi në PDK”, tha Haliti.

Të ngjashme