Kryesia mban mbledhjen e fundit, ndërpret privelegjet e deputetëve

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 12:18 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Kadri Veseli pas mbledhjes tha se gjatë këtij mandati kanë kaluar momente të vështira, por kanë arritur të ruajnë demokracinë.

Ai tha se dëshiron që në parlament që të sheh më shumë gra, raporton Ekonomia Online.

“Në të njëjtën kohë do të doja të shihja më shumë deputetë që kanë përgjegjësi”, tha ai.

Aida Dërguti pas mbledhjes ka thënë se në fund të mandatit mbahet mbledhje e cila mbyll mandatin e deputetëve e që nënkupton ndërprerjen e shpenzimeve si heqja e shpenzimeve të telefonit e disa shpenzimeve të tjera.

E sa i përket punës së kësaj legjislature tha se kanë pasur një Kuvend që ka krye punën më mirë se çdo legjislaturë tjetër.

Ajo ka folur edhe për koalicione duke thënë se kanë vendim të kryesisë së VV që nuk bëjnë koalicione parazgjedhore.

“Nuk do të kemi koalicion parazgjedhore askënd”, ka thënë ajo.

Të ngjashme