Kryesia mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, vendos për seancë

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 13:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për herë të parë në sesionin vjeshtor, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite janë një varg pikash të papërfunduara nga seancat plenare të sesionit pranveror.

Gjithashtu në rend dite është edhe përgatitja për seancë të re ku pritet të shqyrtohen këto pika:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në  Kosovë;

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;

– Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Kuvendi ka mbyllur punimet për sesionin pranveror më 12 gusht.

Rendi i ditës:

Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendementimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  3. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Në rendin e ditës do të jetë edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e datës 12 gusht:

– Votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Pikë e rendit të ditës do të jenë edhe përgatitjet për seancë plenare:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në  Kosovë;

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;

– Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Ndërsa pika e fundit e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Të ngjashme