Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se do të mblidhet në orën 14:30 për të vendosur për kërkesën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme për dështimin e vizave.
Në një njoftim për media theksohet se në këtë mbledhje është vetëm një pikë në rend dite:
Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
LDK-ja e VV-ja kërkuan që kjo seancë të mbahet sot me fillim prej orës 16:00.