Kryesia mblidhet pas pushimeve, në rend dite pikat e papërfunduara dhe dy interpelanca

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 14:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas pushimit i është kthyer punës në kuadër të sesionit vjeshtor, raporton Ekonomia Online.

Në rendin e ditës të mbledhjes që tashmë ka nisur do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të 13, 15 dhe 23 korrikut dhe 7 gushtit ku në ren dite është votimi i propozim-rezolutës lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 të propozuar nga GP i VV-së, si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

Gjithashtu në rend është edhe përgatitje për seancë të re, ku parashihet dy interpelanca: ajo e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 si dhe interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Rendi i ditës:

I.      Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II.     Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:

1.     Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

2.     Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

III.     Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:

1.     Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

IV.       Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:

1.     Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

V.     Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:

1.     Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

VI.      Përgatitjet për Seancën e re plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

4.     Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

5.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

6.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007,

7.     Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe sporteve për vitin 2019,

8.     Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

9.     Zgjedhja e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

10.     Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar  në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme