Kryesia mblidhet për ta caktuar seancën e shpërndarjes së Kuvendit

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Sot nga ora 11:00 është paraparë që të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Pikë kryesore do të jetë diskutimi dhe caktimi i mbajtjes së seancës së Kuvendit për shpërndarjen e këtij institucioni si hap i parë i çuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mbledhja e sotme është ftuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën e njëjtë që Presidenti Hashim Thaçi kërkoi nga koalicioni PAN që ta caktonte mandatarin e dytë për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme