Kryesia mblidhet të martën në ora 14:00, pritet rekomandimi i IKShP-së për seancën

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të martën në ora 14:00, raporton Ekonomia Online.

Shefat e Grupeve Parlamentare do të shqyrtojnë mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Artan Murati, këshilltar i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani i tha Ekonomia Online se mbledhja është thirrur për nesër.

Ai ka sqaruar se Kuvendi i Kosovës i ka dërguar kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të marrë opinion se a mund të mbahet seanca, pas përhapjes së Coronavirusit.

LDK-ja të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme