Kryesuesi i bordit të ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës: E sigurt është që tarifat do të ndryshojnë

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 10:57 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu në një konferencë për media ka thënë se muajin e kaluar kanë vërejtur ndryshime esenciale në parashikimet që i kishin bërë në janar, kur e kishin publikuar raportin konsultativ ku përfshihej propozimi për shtrenjtim të rrymës, raporton Ekonomia Online.

Fejzullahu tha se këto ndryshime do t’i publikojnë, ndërsa njoftoi se tarifat e reja të energjisë elektrike pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të ZRRE-së.

“Ndryshimi esencial është që ne i kemi marrë për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar”, tha Fejzullahu.

“Kostot e realizuara në muajin janar kanë qenë më të larta se ato që i kemi parashikuar. Mirëpo i kemi pasur edhe disa komponente tjera të cilat kanë qenë shumë më të ulëta sesa që i kemi parashikuar”, shtoi ai.

Fejzullahu tha se po i shqyrtojnë të gjitha dokumentet, përfshirë komentet e dërguara, të cilat tha se do të trajtohen edhe në mbledhjen ku pritet të merret vendimi. E sigurt është që tarifat e energjisë elektrike do të ndryshojnë.

Të ngjashme