Kryetarët e komunave garojnë për deputet për t`u ndihmuar partive

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 09:12 | Nga

Dy kryesuesit e Komunës së Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, së bashku me katër drejtorë të komunalë, i kanë hyrë garës për t’u bërë deputet të Kuvendit të Kosovës, megjithëse ata vazhdojnë të mbajnë edhe postet aktuale.

Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Gjakovës dhe Agim Bahtiri i Mitrovicës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Futja e tyre në listat për deputetë po shihet nga shoqëria civile si “tradhti” ndaj qytetarëve me votat e të cilëve këta zyrtarë kanë zënë postet aktuale.

Kandidimi i tyre në zgjedhjet qendrore cilësohet të jetë bërë për shkak se partitë, në mungesë të kuadrove të mirëfillta, shpresojnë që nëpërmjet tyre do të mbledhim më shumë vota, por në fund secili prej zyrtarëve do të kthehet sërish në vendet e tyre të punës në Komunë.

E këtë gjë e pohojnë edhe vetë zyrtarët komunalë që i kanë hyrë garës për deputetë.

Të ngjashme