Kryetarët e komunave kërkojnë të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 09:31 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kundërshtimi është bërë njëzëri, përveç atyre që i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, konsiderojnë se ky projektligj po hartohet me qëllim që të frikësohen shërbyesit civilë, teksa shton se është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave te Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës. Në këtë takim Kryetarët e Komunave prezent kanë diskutuar lidhur me Projektligjin për Inspektimin dhe u dakorduan, përveç përfaqësuesit nga Podujeva që të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ”, tha ai për EO.

“Kryetarët e Komunave se si pushtet lokal nuk kemi qenë as të njoftuar e as të përfshirë në procesin e hartimit të Projektligjit për Inspektim Administrativ. Kryetarët e komunave kërkojnë nga Qeveria e Kosovës partneritet në hartimin e projektligjeve që prekin pushtetin lokal. Ky projektligj që prek administratën shtetërore në nivelin qendror dhe lokal ka dyfishim të institucioneve që prekin këtë fushë. Përveç përfaqësuesit nga komuna e Podujevës, Kryetarët e Komunave ishin, njëzëri  kundër procedimit të këtij projektligji”, u shpreh Ibrahimi.

Të ngjashme