Kryetarët serbë të veriut: Paralajmërimi i Osmanit për vizitë, provokim

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, kanë reaguar pas paralajmërimit të presidentes Osmani se do t’i vizitojë Mitrovicën Veriore, Leposaviqin, Zubin Potokun e Zveçanin.

Me një deklaratë, katër kryetarët thanë se në veri të Kosovës, askush s’e percepton Osmanin si presidente të tyre.

“As ne dhe as qytetarët tanë nuk e perceptojmë si presidente. Përderisa është kështu, ajo nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e kryetarëve të komunave.

Në një deklaratë të përbashkët, ata po ashtu theksojnë se ky njoftim është një formë tjetër e presionit ndaj qytetarëve.

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar vizita në veri të vendit gjatë vizitës së djeshme në Komunën e Mamushës.

Paralajmërimin e Osmanit për vizitë në veri të Kosovës e gjeni në kronikën e mëposhtme.

Të ngjashme