Kryetari Glauk Konjufca takoi homologun austriak, Wolfgang Sobotka

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
 
Gjatë takimit shumë miqësor, kryeparlamentari Sobotka ka konfirmuar gatishmërinë e Republikës së Austrisë, në veçanti të Parlamentit austriak, për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kryetari Konjufca, nga ana e tij, e falënderoi për pritjen homologun austriak dhe shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Austrisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht, por edhe mbështetëse e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese.

Ai po ashtu kërkoi mbështetjen e Austrisë për Kosovën në proceset e integrimit euroatlantik dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e sanksionimit të Rusisë.

Pas takimit, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka shtroi drekë për nder të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjetër shtetërorë e institucionalë të këtij shteti.

Po ashtu, nga Kryetari Konjufca është paraparë që të mbahet ligjeratë në Institutin për Paqe në Vjenë, të zhvillojë një takim me historianin Oliver Schmidt, pastaj me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, kryetarin e saj dhe njëkohësisht eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, si dhe të takojë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Austri.

Të ngjashme