Kryetari i GP të AKK u shkruan kolegëve: Mos e votoni demarkacionin

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 15:15 | Nga

Kryetari i i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me të cilën i thërret të mos votojnë versionin aktual të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Në letër ai shkruan:

Duke besuar në kredibilitetin tuaj, personal dhe profesional, të plotfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual, që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë, vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version do të jetë dëshmi se sovrani i Kosovës jeni ju.

Ne besojmë në ju, andaj kundërshtimi juaj e vërteton besimin qytetar që do ta keni rastin ta dëshmoni!, u shkruan Pal Lekaj kolegëve të tij në Parlamentin e Kosovës.

Të ngjashme