Kryetari i Komisionit për Arsim u kërkon bashkëpartiakëve të angazhohen në nisma ligjore

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 12:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka shqyrtuar planin e punës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit Ardian Gola, ka kërkuar angazhim më të madh nga bashkëpartikaët, sa u përket nismave ligjore, krejt kjo sipas tij në mungesë të opozitës.

“Unë kam dy propozime organizimin tryezës për qershor për dhunën në shkolla, te tekstet shkollore të punojmë në cilësi”.

“Monitorimi e inspektorati të arsimit. Nuk mund ta zhvendosim edukimin parashkollor më herët sepse nuk kemi material. Në mungesë të opozitës të jemi sa më shumë gjithëpërfshirëse në nismat ligjore”.

Deputeti i VV-së Jahja Kolaj ka propozuar që në programin legjislativ të jenë një varg projektligjesh.

“Në programin legjislativ ta fusim projektligjin për Edukimin parashkollor, e kinematografisë, Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës”.

Fitim Uka nga VV-ja tha se duhet që të ketë sa më shumë takime me përfaqësues të institucioneve të arsimit, ndërsa sa i përket miratimit të projektligjeve tha se varet edhe nga puna e Qeverisë.

“… rekomandoj që ta organizojmë takim me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Na duhet të kemi edhe raport për dialog me pjesën e përfaqësuesve të kulturës”.

“Sa i përket projektligjeve është e varura nga puna e Qeverisë sidoqoftë shtyrja për muajin tetor mund të jetë e vonë. Ndërkaq ajo çfarë mund të shoh është muaji dhjetor shumë i ngarkuar. Disa prej muajve të tjera mund të shqyrtojmë zhvendosje e një prej projektligjeve”.

Ardiana Matoshi, nga VV-ja tha se duhet që të ndryshohet shumë ligje sidomos ato që kanë të bëjnë më kulturën.

“Po më vjen mirë që u hap ky fjalim për probleme që mu më kanë shqetësuar. Një përmbledhje është se në bordin e qendrës e kanë formuar, por ka probleme që ligji i kinematografisë duhet të ndërrohet”.

“Fillimin me bo interes nacional dhe duhet të ndërrohen shumë ligje. Duhet diskutua me ministrinë sa i përket buxhetit”.

Deputeti Enis Kervan, tha se duhet që të shikohet edhe zbatimi i ligjeve të miratuara, raporton EO.

“Ndoshta kishte me qenë më mirë të shohim zbatimin e ligjeve. Mirë është me qenë edhe vizita në teren”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme