Kryetari i Kuvendit, Konjufca, bëri homazhe te varri i Adem Demaçit

Prishtinë | 26 Kor 2022 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi.

Për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian.

Të ngjashme