Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Haki Imerin

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imerin.

“Haki Imeri ishte një prej veprimtarëve i cili dha kontribut për çështjet kombëtare por gjithashtu si njohës i shumë gjuhëve të huaja, drejtpërdrejt raportoi në demaskimin e propagandës serbe anti-shqiptare, para mendiave ndërkombëtare.

Hakiu dha kontribut të veçantë në shtyllën e arsimit shqip dhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me shumë intelektualë, ndër ta Anton Qetën dhe Idriz Rrecin.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën”, ka thënë kryetari Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme