Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uron Vitin e Ri 2019

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa të gjithë qytetarëve ua uron Vitin e Ri:

 Të nderuar qytetarë,

Veprimtarë dhe simpatizant të LDK-së,

Duke lënë pas  një vit të pritjeve të mëdha dhe të sfidave, uroj që viti 2019 të jetë vit i mbarë për Kosovën dhe për çdo qytetar të Kosovës.

Le të mbledhim energjitë tona pozitive për ta bërë të lumtur çdo njeri dhe çdo familje; të punojmë për  fuqizimin e shtetit; për të rinjtë dhe të moshuarit, për ardhmërinë e shëndoshë dhe të lumtur të çdo qytetari tanë në Kosovë dhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë Kosovës!

 Uroj që viti 2019 të jetë vit i gëzuar për çdonjërin nga ju!

Të ngjashme