Kryetari i Leposaviqit: Paralajmërimet për arrestime nuk do të na trembin

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

“Pas triumfit bindës të përfaqësuesve të Listës Serbe në zgjedhje, autoritetet e Prishtinës do të përpiqen që me presione shtesë të sjellin frikë dhe pasiguri midis serbëve në provincën jugore”

Kështu ka deklaruar Zoran Todiq, i cili fitoi zgjedhjet e së dielës për kryetarin e Leposaviqit.

Todiq i tha “Telegrafi serb” se Prishtina ka tentuar të thyejë unitetin serb në muajt e fundit.

“Tani ka njoftime për disa arrestime të disa prej policëve dhe më shumë serbëve nga veriu, që synojnë të sjellin  më shumë shqetësim dhe pasiguri mes nesh”.

“Sa më e fortë, stabile, e qëndrueshme dhe e respektuar të jetë Serbia në botë, aq më e lehtë  do të jetë për ne këtu”.

Ditë më parë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se autoritetet kosovare me qëllim që të dobësojnë mbrojtjen e veriut të Kosovës, kanë për qëllim që të të arrestojnë 26 policë serbë.

Paralajmërimet e kreut të shtetit serbë se arrestimet do të ndodhin të hënën (dje) nuk dolën të pasakta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme