Kadri Veseli në Ditën Botërore të Ushqimit vizitoi fshatin Carallukë

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli në Ditën Botërore e Ushqimit ka vizituar pemishten e mollëve të Qamil Hotit si dhe pikën e grumbullimit të qumështit të Sami Krasniqit.

Sot është Dita Botërore e Ushqimit e me këtë rast shkova në fshatin Carallukë për të vizituar pemishten e mollëve të Qamil Hotit si dhe pikën e grumbullimit të qumështit të Sami Krasniqit.

Produktet e tyre ushqimore janë të shkëlqyera mirëpo të dy këto biznese të sektorit të prodhimit janë dëmtuar rëndë prej pandemisë e ndihen të braktisur prej shtetit. Politikanët që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore kur erdhën në pushtet i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë.

Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan nëpërmjet heqjes së taksës pa asnjë kusht duke mundësuar importin e produkteve nga serbia të cilat janë të subvencionuara me të vetmin qëllim që t’i vendosin prodhimet vendore tona në konkurrencë të pandershme.

Të ngjashme