Kryetari Lladrovci pret në takim zëvendësministrin e FSK-së, Enver Dugollin

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Zëvendësministrin e Ministrisë së Mbrojtës, Enver Dugollin, ku ka diskutuar për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar zv. Ministrin Dugolli për vizitën dhe ka njoftuar për veprimet e marra të komunës së Drenasit për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19 dhe përcjelljen e situatës së jashtëzakonshme shëndetësore të shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Uniteti qytetar dhe politik në nivel lokal në kohë pandemie, është vlerë e komunës tonë. Ky unitet lehtëson zbatimin e vendimeve të nivelit qendror, pikë për pikë. Ne kemi marr të gjitha vendimet strikte para se të marrë vendime niveli qendror”, ka thënë kryetari Lladrovci në këtë takim.

Zëvendësministri Dugolli, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional me nivelin qendror është shumë i nevojshëm për të tejkaluar këtë sfidë globale nga virusi COVID-19. Ai ka njoftuar edhe për Vendimin e Qeverisë për t’i dalë ne ndihmë komunave në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme