Kryetari Mustafa u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Lebet

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Sot, gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-HubertLebet.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Jean-HubertLebet, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë.

Të ngjashme