Kryetari Veseli: Kongresi i Lushnjës një nga provat më të forta të aftësive shtetformuese

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar sot, Kongresin e Lushnjës, që shërbeu “si një nga provat më të forta të aftësive shtetformuese të kombit tonë, sepse u organizua pa kurrfarë ndërhyrje prej të huajve, në kushtet kur shtetit shqiptar i rrezikohej ekzistenca”.

Veseli për Kongresin e Lushnjës, ka potencuar se “është një shembull i bashkimit për hir të interesave kombëtare, që duhet nderuar e ndjekur nga të gjitha gjeneratat e politikanëve shqiptarë”.

Ja postimi i plotë i Kadri Veselit në fb:

Më 21 janar 1920 filloi punimet Kongresit i Lushnjës i cili kishte qëllim mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbjen e shtetit shqiptar dhe sigurimin e pavarësisë së tij. Ky kuvend shërben si një nga provat më të forta të aftësive shtetformuese të kombit tonë sepse u organizua pa kurrfarë ndërhyrje prej të huajve, në kushtet kur shtetit shqiptar i rrezikohej ekzistenca.

Kongresi i Lushnjës bëri jehonë në të gjitha kancelaritë perëndimore duke treguar se trojet shqiptare kanë njerëz që u dalin zot. Po ashtu, është një shembull i bashkimit për hir të interesave kombëtare, që duhet nderuar e ndjekur nga të gjitha gjeneratat e politikanëve shqiptarë.

Të ngjashme