Kryetari Veseli në Prizren takoi sipërmarrës të kafiterive dhe dyqaneve, diskutuan për gjendjen e tyre ekonomike

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli gjatë vizitës sot në Prizren, takoi sipërmarrës të kafiterive dhe dyqaneve në lagjen Kurillë, ku biseduan për gjendjen e tyre ekonomike.

Tutje, Veseli shtoi se të gjithë këta njerëz kanë nevojë për ndihmën e qeverisë qendrore sepse pandemia i ka dëmtuar mjaft shumë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë vizitës në Prizren, u ndala në lagjen Kurillë për të biseduar me sipërmarrësit e kafiterive dhe dyqaneve lidhur me gjendjen e tyre ekonomike. Pandemia i ka dëmtuar ata rëndë dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e qeverisë qendrore, por edhe të pushtetit komunal. Biznesi i vogël dhe i mesëm është punëdhënësi më i madh në Kosovë dhe Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë aleat dhe mbrojtës i interesave të sektorit privat. Gjithashtu tërë shoqëria duhet të shqetësohet për situatën e tyre dhe duhet t’u ndihmojmë duke konsumuar e përdorur më shumë prodhime e shërbime vendore.

Të ngjashme