Kryetari Veseli: Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar ShBA-në për Ditën e Pavarësisë me 4 korrik, duke shtuar se ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me këtë datë.

Tutje, Veseli tha se kjo është një ditë e rikujtimit të vlerava të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Njoftimi i plotë:

Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerava të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike. Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!

Të ngjashme