Kryetarja e KQZ-së takon kyesuesin e KGjK-së, u diskutua lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.

Në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Daka dhe Çoçaj u dakorduan për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme