Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pati një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman.

Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj.

Kryetarja Osmani ka falënderuar ambasadorin Bowman për mbështetjen në këtë proces, fokusimin në fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen ndaj kategorive të margjinalizuara.

Në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale politike në vend dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në këto zhvillime. Kryetarja Osmani e ka njoftuar ambasadorin Bowman lidhur me punët e planifikuara në agjendën e Kuvendit për sesionin vjeshtor si dhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. U theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare si dhe u diskutua edhe zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme