Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pjesë e takimit të Kurtit me partitë politike

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 10:19 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbërritur Qeveri, në takimin e thirrur për të diskutuar për gjendje rreth pandemisë së Coronavirusit.

Edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të jetë pjesë e takimit.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.

Të ngjashme