Kryeziu: 27 qershori s’është kërcënim për Kosovën; përfshirja e SHBA-së në dialog është pozitive

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se rikthimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi është pozitive.

“Mendoj që ftesa për 27 qershorin është garanci dhe rikthim në çështjen e Kosovës që ka lënguar në BE. Nuk duhet ta shohim politikën amerikane si kërcënim sepse falë tyre kemi arritur të ecim si shtet”, është shprehur Kryeziu.

“Ka rikthim i vëmendjes amerikane në këtë proces. Nuk është kërcënim.  Rikthimi i SHBA-së në proces është pozitiv. Nuk ka indikacione që administrata amerikane është e pozicionuar kundër interesave të Kosovës”.

Kryeziu në Info Magazine është shprehur se delegacioni kosovar për bisedimet me Serbinë ka vija të kuqe që nuk mund të kalohen.

“Është proces me shumë të panjohura. Po flasim për zhvillime publike në Kosovës. Kemi deklaratën e Kryeministrit Hotit që është kundër ndryshimit të kufijve. Ne mund të flasim në bazë të këtyre zhvillimeve. Kemi edhe subjektet tjera si AAK; Haradinaj ka qenë kundër shkëmbimit të territoreve. Kemi disa linja të kuqe. Kemi vija të kuqe për delegacionin kosovar që do të zhvillojë bisedimet. Të gjithë kemi dyshimet tona, por ky proces mund të rezultojë me të panjohura”.

Të ngjashme