Kryeziu kritikon qasjen e VV-së për ndryshimin e ligjit zgjedhor: Tendencë e një qeverisje autoritare

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë kërkesa për  ndryshimin  i ligjit zgjedhor me aq urgjencë nga Vetëvendosjes dha pa asnjë diskutim gjithëpërfshirës eshë tendencë e një qeverisje autoritare.

Ai ka thënë se kjo është një nismë jo e mirë e kësaj shumice e cila përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.

“Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë,në këto momente edhe  pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi  i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës”. Nisje jo e mirë e kësaj shumice  për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, ka shkruar Kryeziu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme