Kryeziu: Marrëveshja me Serbinë, nyja që zgjidh hapërimin e Kosovës drejt BE-së

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, ka thënë se çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga temat e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni.

Ai ka theksuar se ky samit është vazhdimësi e samiteve paraprake si ai i Sofjes dhe ai i Zagrebit.

“Temat bosht do të jenë: perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, çështja e pandemisë dhe padiskutim ajo e dialogut Kosovë-Serbi në të cilën Be është ndihmues – ndërmjetësues”.

Kryeziu në Info Magazine ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është nyja që do ta zgjidhte çështjen e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe hapërimit të saj drejt BE-së.

“BE nuk është e drejtë me ofrimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne si Kosovë jemi në fund të këtij procesi, ku lider është Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ne jemi në grup me Bosnjën”, ka thënë Taulant Kryeziu.

Të ngjashme