Kryeziu: Po perëndon shansi i partive të mëdha

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 08:36 | Nga

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë qenë inkurajuese.

Ai ka thënë se për herë të parë Kosova se ka përvetësuar emancipimin e votës.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kryeziu e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën renditjen e LDK-së në vendin e tretë.

Megjithatë, ai ka theksuar se shansi për partitë deri tani të mëdha po perëndon për turpin e tyre dhe për fatin e keq të Kosovës, sepse duhet kohë të formohen pole të reja.

Kryeziu ka bërë thirrje që të mos zvarritet formimi i institucioneve të reja.

Ai ka thënë se nuk duhet të përsëritet historia e vitit 2014, kur për gjashtë muaj rresht kishte nënqeshje cinike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme