Kryeziu: Të tjerëve u janë dashur dy javë, që të pajtohen më atë që Kurti ka thënë pesë vjet më parë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë liderit të kësaj partie, Albin Kurti se i janë dashur dy javë për të reaguar për arrestimet e Speciales

Kryeziu me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar dy javë u janë dashur të tjerëve për ta kuptuar atë që Kurti ka thënë para pesë vjetëve.

“Albin Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij të para pesë vjetëve dhe përgjatë pesë vjetëve për Gjykatën Speciale”.

“Dy javë u janë dashur të tjerëve, e sidomos këto dy javë, që ta kuptojnë e të pajtohen me atë që z. Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë thënë që para pesë vjetëve e përgjatë pesë vjetëve”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme