Telekomi dhe raportimi i Hotit, sot në vazhdimin e seancës

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Debati rreth situatës së rënduar në Telekom do të vazhdojë edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e nisur dje, do të vazhdojë sot prej orës 10:00, ku është paraparë të raportojë edhe kryeministri Avdullah Hoti për dialogun Kosovë – Serbi. Hoti pritet të raportojë në orën 12:00.

Telekomit i janë bllokuar xhirollogaritë nga përmbaruesi privat pas i ka humbur rastin në Arbitrazh me Z-Mobile, ish-operatorin virtual që funksiononte brenda kësaj ndërmarrjeje.

Gjatë seancës së sotme do të debatohet edhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme