Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Bajrami: Ky ndryshim është nis sa isha ministre

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari  bëri të ditur se kontrolli i naftës i është kthyer Doganës, ka reaguar pararendësja e Hajdarit, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se për këtë çështje, ka nxjerr një Udhëzim Administrativ gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Së bashku me një ekip të ekspertëve përkundër kundërshtive të mëdha në vitin 2017,  në cilësinë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë pata nxjerrë Udhëzimin Administrativ 01/2017 për kalimin e kontrollit të naftës të Doganat e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

No photo description available.

Të ngjashme