Kuçi e Haziri në negociata intensive për shpëtimin e Qeverisë

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 18:33 | Nga

Dy nënkryetarët e partive të koalicionit, Hajredin Kuçi i PDK-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së, janë duke negociuar intensivisht si udhëheqës të grupeve punuese respektive për mënyrën e trajtimit të dy çështjeve jetike për vazhdimësinë e Qeverisë Mustafa: Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi dhe Mocionit të mosbesimit.

Burime të Klan Kosovës kanë thënë se “këto tentativa janë duke u bërë me qëllim të parandalimit të rrëzimit të Qeverisë nga Mocioni i opozitës, për të cilin do të votohet të mërkurën në Kuvend”.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur deklarata nga disa përfaqësues të PDK-së të cilët haptas kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje të reja.

Sipas këtyre zërave, nëse asnjë opsion për rrëzimin e Qeverisë nuk do të jetë i suksesshëm, PDK-ja do ta synojë arritjen e një marrëveshjeje për prishje me mirëkuptim të koalicionit qeverisës.

Të mërkurën do të mblidhen kryesitë e dy partive të koalicionit për t’i marrë vendimet përfundimtare për fatin e “Qeverisë Mustafa”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme