Kuçi kundër VV-së: Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit për t’u bërë vetë deputete

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Natyra Kuçi, ka bërë një postim në Facebook ku ka thumbuar Vetëvendosjen.

 Ajo ka shkruar se nëse Nisma hyn në Kuvend, ajo nuk do të bëhej deputete, por as për këtë çmim nuk do t’i mbështesë ato që ajo i quajti ”votat e Vuçiçit”, transmeton Literal Media.

 Ajo ka vënë theksin te ky element i cili, sipas saj është dallimi mes tyre dhe Vetëvendosjes.

Më poshtë jua sjellim të plotë reagimin e kandidates, vendi i së cilës në Kuvend varet nga vendimi për koalicionin NISMA-AKR-PD:

Nëse hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete.

Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur.

Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake.

Të ngjashme