Kuçi: Kurti poshtërimin e ka instrument ndaj kundërshtarit

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Natyra Kuçi nga radhët e PSD-së, thotë se Albin Kurti “poshtërimin” e përdorë ndaj kundërshtarit dhe se dëshira e tij për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm e ndërron domethënien e zgjedhjeve.

Në fund tha se mosballafaqimi në debate e ka këtë karakteristikë dhe se ai nuk debaton por vetëm predikon.

Postimi i plotë i saj:

“Arroganca e Kurtit sapo ka filluar. Ai ka instrument ndaj kundështarit poshtërimin. Dëshira për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm me tjerët dhe cilësimi i votës për të si vullnet absolut i popullit përmes “referendumit”, nderron kuptimin e zgjedhjeve. Mosballafaqimi në debate e ka këtë funksion. I pari nuk debaton, ai predikon.”

Të ngjashme