Kuçi: PDK-ja është lokomotiva e proceseve politike që nga viti 1999

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 18:12 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme, nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi, e ka cilësuar PDK-në si lokomotiva e proceseve politike prej vitit 1999 e deri më tash, duke përmendur çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

Kuçi ka thënë se sikur që Prishtina është kryeqyteti i vendit, PDK-ja është kryefjala e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sot 19 vite më parë në Prishtinë së bashku me prijësit e luftës e lirisë dhe rezistencës, morëm përsipër demokratizimin e skenës politike dhe themeluam PDK-në. Më lejoni të falënderoj nga ish-kryetari Hashim Thaçi e deri te aktivistët në secilën pjesë të vendit”.

“PDK-ja është lokomotiva e proceseve politike që nga 1999 deri më sot. E tillë ka qenë atëherë, e tillë eshtë sot me kryetarin Veseli. Të gjitha këto procese kanë emrin e PDK-së dhe vulën e kontributit të PDK-së si prijëtare e këtyre proceseve”.

Kuçi u shpreh i bindur se me procesin e brendshëm zgjedhor do të fuqizohet edhe më shumë PDK-ja, raporton EO.

“Ne jemi pjekur edhe nga gabimet e të tjerëve dhe tonat. I dimë kërkesat e popullit, kemi reflektuar dhe reflektojmë. Sot po fillojmë zgjedhjet dhe është momenti i mirë për të bëmat apo lëshimet tona. Jam i bindur se do ta fuqizojmë PDK-në dhe vendin me këtë proces. Kërkojmë që të fuqizojmë demokratizimin e republikës tonë. Nëse Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, PDK-ja është kryefjala e Kosovës. Gara në PDK është garë për kryeministër të vendit”, shtoi Kuçi.

Valdete Idrizi, këshilltare e Kadri Veselit, dhe ish-kandidate për kryetare të Mitrovicës, e cila ka humbur garën në rundin e dytë, ka thënë se do të bëhet kryetare e kësaj komune kur Veseli të bëhet kryeministër, raporton EO.

Ajo ka thënë se PDK-ja vlerëson mendimin ndryshe, për dallim nga partitë e tjera.

“Para një viti e dini që isha kandidate për të parën e Mitrovicës, një qytet që ka mbetur bukur prapa. Kur kam marrë ftesën nga Veseli, hiç s’ka qenë vështirë të them po”.

“I kemi fuqizuar grupet që s’kanë qenë të fuqizuara. Njëra prej arsyeve pse në rundin e parë fituam bindshëm, ju e dini, isha në garë me 9 burra, falë përkrahjes së partisë. Do të jem kryetare e Mitrovicës kur ta kemi Kadri Veselin kryeministër. Në PDK respektohet mendimi ndryshe, nuk e kanë këtë partitë tjera”.

LEXO EDHE :

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/ismaili-pdk-ja-arriti-ta-ndryshoje-rrjedhen-e-historise-ne-kosove/

Të ngjashme