Kuçi: Për zgjedhjet do të koordinohemi me LDK-në

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 14:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë se vendimet e fundit, duke përfshirë edhe mocionin e opozitës do t’i diskutojnë dhe analizojnë së bashku me partnerët e koalicionit dhe do të dalin me qëndrime konkrete.

“Partnerin e koalicionit do t’i diskutojmë të gjitha këto zhvillime dhe do të marrim vendime të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve”, ka thënë ai.

“Ka kohë që jemi duke diskutuar me partnerin e koalicionit me LDK, por edhe me të tjerët se si ta bëjmë më të mirë jetën më dinamike se si vendimmarrja të jetë më e mirë dhe më e pritshme për qytetarët e Kosovës ngase ka munguar një vendimmarrje e plotë”, ka thënë ai.

Ai ka lënë të kuptohet se edhe zgjedhjet mund të jenë opsion.

Të ngjashme