Kuçi: S’mund ta mbrojë askush UÇK-në, duke i sulmuar themeluesit e saj

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 13:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka ftuar gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it dhe të tjerët ta bëjnë atë që e bëjnë në shtetin e tyre, por sipas tij, nuk e pranon drejtësinë që nuk e bëjnë në shtetet e tyre në BE.

“Ata që mendojnë të arrijnë pajtueshmëri në mes popujve duke i dënuar qytetarët e kanë gabim. Mendoj që UÇK-ja është vlerë që na bashkon, nuk mund ta mbroj askush UÇK-në, duke i sulmuar themeluesit e UÇK-së”, ka thënë Kuçi.

“Vet lufta e njerëzve tonë, e UÇK-së, ka qenë që të kemi një sistem demokratik të bazuar në rend dhe ligj”.

“Nuk mund të flasim për UÇK – në, pa folur për vlerat e saj, janë vlera sublime të një kombi, prej luftës së Skënderbeut. UÇK-ja i ka themeluesit e vet, i ka komandantët e vet. UÇK – në duhet ta shohim qysh ka qenë dje, qysh është sot e qysh do të jetë nesër. Ajo që ka qenë dje është më shumë se një emër”.

“Hajde t’i tregojmë këto vlera, t’i bëjmë të përbashkëta kombëtare, t’i bëjmë me ligj pasi ne duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka thënë se duhet të punohet për gjeneratat e ardhshme, të cilat nuk kanë lindur kur ka ndodhur lufta në Kosovë, dhe për gjeneratat që më nuk do të thirren në emër të UÇK-së për të fituar votat.

“Ajo që ka bërë UÇK-ja deri më 12 qershor të vitit 199 është e paprekshme. Për hir të atyre që kanë lind pas 99-ës, për hir të atyre që kanë për t’i fituar votat pa e përmendur ushtrinë, lufta e UÇK-së ka qenë që të ndërtohet një shtet ligjor e demokratik e  në këtë drejtim ne duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Kuçi.

Të ngjashme