Kuçi thotë se asgjë nuk justifikon kërkesën e prokurorisë për një muaj paraburgim ndaj Molliqajt

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, bërë një reagim pas raportimeve se prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për shefin e saj, kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Ajo ka thënë se kjo kërkesë, flet qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në vend, njofton Klankosova.tv.

‘’Prokuroria paska kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn. Asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë. Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur.

Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë’’.

Të ngjashme