Kuçi: Vazhdimi i seancës po prodhon irritim të qytetarëve

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se vazhdimi i seancës po prodhon irritim te qytetarët, ajo thotë se qytetarët duhet të dëgjojnë 8 orë fjalime për të parë verdiktim si dhe rrezikun potencial nga infektimi me Coronavirus”.

Postimi i plotë:

“Pas 8 orëve seancë i ka humbur kuptimi vazhdimi i tij. Teksa tashmë të gjithë po e dijmë rezultatin, pra që qeveria po bie, nuk ka kuptim që çdo deputet të dal e të flas në foltore. Bile, sidomos nga VV, e cila thoshte që seanca nuk do të duhej të mbahej për arsye shëndetësore, teksa të gjithë deputetët e saj, edhe ata që nuk i kemi dëgjuar asnjëherë më parë, e morrën fjalën një nga një”.

“Vazhdimi i seancës vetëm dy gjëra po prodhon; irritim të qytetarëve të cilët duhet të dëgjojnë 8 orë fjalime për të parë verdiktim si dhe rrezikun potencial nga infektimi me COVID-19”.

Të ngjashme