Kuçi: Votat për Qeveri nuk i kemi problem

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 19:02 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat për krijimin e Qeverisë duke shtuar se ky koalicion do t’i bëjë numrat edhe për kryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje dhe AAK sipas tij, janë frikësuar se ky koalicion i ka votat e sigurta për ta bërë qeverinë, prandaj nuk po e mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk kemi punu për t’i bërë votat për kryeparlamentar dhe kemi menduar se do të jetë e lehtë. Pasi ky post me Kushtetutë në secilin variant i takon PAN-it”, ka thënë Kuçi për TV Dukagjini.

“Ne mendojmë se pas konstituimit të Kuvendit do të shkojmë në votim kabinetin qeveritar”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme