Kufijtë ‘vizatohen’ në shtator

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 08:09 | Nga

Krerët shtetërorë në Beograd po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi qe disa javë po flet për bashkim me Luginën. Analistët alarmojnë se vizatimi i kufijve është i rrezikshëm.

Zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm (në shtator) do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje ata nuk e fshehin synimin që Kosovën ta ndajnë nëpërmjet vijave etnike, mes shqiptarëve dhe serbëve. Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ka disa javë që deklaron vazhdimisht se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, përderisa Serbia nuk do të mundë t’i marrë komunat veriore të Kosovës.

Por një raport prej 90 faqesh, i botuar dje nga gazeta “Zëri”, i hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, të cilin e udhëheq George Soros, paraqet skenarin për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kësaj të fundit i propozohet t’i marrë katër komunat veriore, Zubin Potokun, Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore, ndërsa Kosova ta marrë Preshevën, por pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme