Kufijtë – Vuçiq i përgjigjet me pyetje ZDF-it gjerman

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti në Berlin se kur është fjala për idenë e ndryshimit të kufijve, së pari është e nevojshme të shihet se për cilët kufi saktë po flitet.

Kur u pyet nga televizioni gjerman ZDF për të komentuar mbi idenë e ndryshimit të kufijve, ai ia ktheu poashtu me pyetje.

“Kur flasim për kufijtë, ndryshimet e kufijve, pyetja ime është: se për cilët kufijtë flisni- ato që janë njohur nga OKB-ja, Spanja, Italia – për cilët kufij flisni ata të Greqisë apo Turqisë?”

I pyetur nga  gazetarët tjerë për të menduar për “kufijtë e njohur nga nikoqiri i takimit” të samitit të sotëm, Gjermanisë, ai vazhdoi:

“Gjermania e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Serbia nuk e bën, Rusia nuk e bën këtë, nuk e bën Brazili, India nuk është dhe për këtë arsye mendoj se ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”.

Siç shton ai, shumë mendojnë se nuk nevojitet zgjidhje kompromisi./klankosova.tv/.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme