Kufiri Kosovë-Serbi, Xhaferi i quan “deklarata hipotetike”

Shkup | 27 Sht 2018 | 12:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat  Xhaferi, tha se të dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin derisa shtoi që Maqedonia përshëndet dialogun Kosovë-Serbi.

“Bashkëpunimi duhet të intensifikohet. Kuvendi i Maqedonisë ka formuar grup parlamentar për bashkëpunimin në Kuvendin e Kosovës. Përsërisim mbështetjen e ndërsjellë për integrimet atlantike dhe mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën,” shprehet Xhaferi.

LEXO Edhe: Veseli në Shkup: Shqiptarët të dalin në referendum, marrëveshja me Serbinë sjellë paqe në rajon

Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të përbashkët, pas takimit me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shkup, raporton EkonomiaOnline.

Niveli i bashëkunimit është përkatës, por ekziston gatishmëri për mbajtjen e seancës së përbashkët në drejtim të përparimit të mëtutjeshëm të dy vendeve në fushën e ekonomisë,” është shprehur Xhaferi.

Sa i përket referendumit në Maqedoni që do të mbahet të dielën, dhe shton se i gjithë procesi po shkon sipas planifikimeve.

“Ne informuam edhe për ecurinë e referendumit dhe informuam se i gjithë procesi po shkon drejt procedurave. Maqedonia përshëndet dialogun Prishtinë-Beograd.”

“Republikë e Maqedonisë përshëndet marrëveshjet e arritura mes Serbisë dhe Kosovës.”

I pari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi tha se mbështesin përpjekjet e të dyja vendeve për normalizim të raporteve ndërkaq nuk komentoi deklaratat për këmbim të territoreve sepse sipas tij ende nuk ka marrëveshje zyrtare.

“Republika e Maqedonisë mbështet perpjejket për dialog të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë. Nuk dua të lëshohem në deklarata hipotetike për territore sepse ende nuk e dijmë se cila është marrëveshja përfundimtare mirëpo përkrahim marrveshjen e të dyja vendeve për normalizim të raporteve.”

Të ngjashme