Kujtim Gashi doli më i votuari në Degën e Prizrenit, falënderon për mbështetjen

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falenderuar të gjithë ata që i dhanë votën si më i votuari në degën partiake të PDK-së në Prizren,

Gashi tha se mbështetja e qytetarëve të Prizrenit ndaj tij është përgjegjësi dhe mesazh për të punuar drejtë fuqizimit të Dekadës së Re.

Postimi i plotë:

Në kuvendin zgjedhor të PDK-së në Prizren, të mbajtur dje, mora plot 287 vota nga delegatët e pranishëm në Kuvend. Me këtë mbështetje dola më i votuari në zgjedhjet e djeshme partiake në degën më të madhe të PDK-së në Kosovë. Kjo mbështetje është përgjegjësi e re për mua dhe mesazh për të punuar edhe më shumë për fuqizimin e #DekadësRe

Faleminderit përzemërsisht delegatëve dhe strukturave të partisë!

I juaji Kujtimi

Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme