Kujtim Gashi, kandidat për kryetar të PDK-së në Prizren

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Kujtim Gashi, aktualisht ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), do të kandidojë për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren.

Kandidaturën së bashku me platformën politike pritet ta paraqes shumë shpejt.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ministri Gashi tashmë është përcaktuar që të kandidojë për kryetar të PDK-së në Prizren.

“Ministri ka pasur shumë kërkesa që të kandidojë për kryetar të Degës, prandaj edhe do të jetë në garë”, ka treguar burimi i agërt me ekipin e Gashit.

Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Prizren mbahet me 13 prill.

Deri më tash kandidaturën për këtë post politik e kanë paraqitur ish-kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Nijazi Kryeziu, i cili aktualisht është këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Komisioni Lokal i Degës së PDK-së në Prizren ka organizuar dhe ka mbajtur 47 Kuvende zgjedhore në të gjitha nëndegët e PDK-së.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Samir Hoxha, në një konferencë për shtyp dje ka thënë se procesi zgjedhor në Degën e PDK-së në Prizren, është shquar një unitet politik në thellimin e demokracisë politike brenda-partiake.

Të ngjashme