Kujtim Gashi regjistrohet si deputet në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e shtatë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë votën për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kolegë të Grupit Parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bëmë regjistrimin si deputetë për legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e fundit.

Edhe një herë i falënderoj dhe u shprehë mirënjohje të gjithë atyre që përmes votës më besuan që unë të jem përfaqësuesi dhe zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës🇽🇰

Na priftë e mbara! KG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme