Kujtim Shala për Vjosa Osmanin: E trajtojmë si kundërshtare

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për Vjosa Osmanin që ish-partia e saj do ta trajtojë si kundërshtare, shkruan Express.

Kjo për shkak se Osmani u largua nga LDK’ja dhe aderoi në listën e VV’së për deputete.

“Osmani është kundërshtare politike, është e tillë dhe ashtu e trajtojmë”, është shprehur Shala.

“Ajo ka arsyet e veta dhe duhet t’i thotë vetë, nuk më takon mua”.

Tutje, ai tha se nuk i jep të drejtë Osmanit as tash, e as më parë.

“Në rrafshin politik nuk i kam dhënë të drejtë as atëherë as tani. Nuk mund të thuash ‘unë nuk arrita t’i bindi të gjithë, tash do të punojë kundër të gjithëve’. Ose duhet të rrish dhe të pranosh parimet, ose të largohesh”, ka thënë Shala.

“Në kohën e Dacit, partia është ndarë përgjysmë, në këtë rast është larguar vetëm Osmani”, shtoi Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme